Ukraina po apelon në CAS vendimin e IOC-së

0%

Ukraina ka kundërshtuar zyrtarisht rikthimin e atletëve rusë në gara, të vendosur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në fillim të korrikut. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Komiteti Olimpik Kombëtar i Ukrainës tregoi se kishte “filluar zyrtarisht procedurat para Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS) në Lozanë të Zvicrës, për të apeluar vendimin e IOC-së”.

Sipas Ukrainës, ky vendim “u mor para kohe dhe pa verifikim adekuat të ndërprerjes së shkeljeve që çuan në pezullimin e Komitetit Olimpik Rus”. Ajo gjithashtu akuzon Rusinë se ka integruar organizatat sportive nga territoret e pushtuara të Ukrainës në strukturat e saj.

Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi IOC-i njoftoi në fillim të korrikut se po hiqte pezullimin e Komitetit Olimpik Rus dhe disa nga kufizimet e vendosura ndaj atletëve rusë, të cilët tani do të jenë në gjendje të garojnë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshe nga bjellorusët, të cilët u rikthyen plotësisht në fillim të majit, rusët nuk do ta rifitojnë menjëherë himnin dhe flamurin e tyre, dhe do t’i nënshtrohen një monitorimi më të rreptë anti-doping. Rusia është përjashtuar nga arena olimpike që nga viti 2016, fillimisht për shkak të një skandali dopingu të sponsorizuar nga shteti dhe më pas për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Pas një periudhe ndalimi total, IOC-ja gradualisht i riktheu atletët e saj në arenë duke filluar nga marsi i vitit 2023, në kushte të caktuara. Riintegrimi aktual i atletëve rusë në strukturat globale ndryshon në varësi të sportit.

Burimi: Bota Sot