Shëngjin, rrezikoi pushuesit duke lëvizur me shpejtësi të madhe me

0%

Drejtuesi i një mjeti lundrues është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj (mbi 5 mijë euro), pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë dhe ka lundruar me shpejtësi brenda zonës së dedikuar për pushuesit në plazhin e Shëngjinit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të vijës bregdetare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë konstatuar mjetin lundrues që po lëvizte me shpejtësi në një zonë ku rrezikohej drejtpërdrejt jeta dhe siguria e pushuesve.

Pas verifikimeve, njoftohet se drejtuesi i mjetit lundrues, i identifikuar me inicialet D.M., është ndëshkuar me masë administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa autoritetet kanë bllokuar edhe mjetin lundrues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Apelojmë për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë”- thuhet në njoftimin e lëshuar më .

Burimi: Kallxo