Nga: Endrit Makolli Shpërndaje në: Dukagjini nuk e ka humbur besimin në kualifikim, pavarësisht disfatës në ndeshjen e parë. Te skuadra nga Klina mbesin të bindur se gjithçka është e hapur dhe se me përkrahjen e tifozëve, përgatitjen e duhur dhe me paraqitje të mirë mund ta përmbysin rezultatin dhe të arrijnë kualifikimin.
Dukagjini të enjten e kaluar u mposht 1:0 nga Lugano në Zvicër në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën nga ora në kampin nacional të FFK-së në Hajvali. Trajneri i Dukagjinit, Arsim Thaqi, u shpreh optimist në konferencë për shtyp.
Edhe Futboll 12 dhj 2025 Dy top-ndeshje në xhiron e 17-të të Superligës “Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë për t’i eliminuar gabimet që i bëmë në ndeshjen e parë, në mënyrë që ato të mos përsëriten nesër e që është shumë me rëndësi për klubin tonë. Lojtarët janë të vetëdijshëm që jemi në garë dhe që nuk i kemi humbur gjasat në ndeshjen e parë.
Ideja jonë ka qenë që kualifikimin ta vendosim si vendas në stadiumin tonë. Pres që tifozët të jenë në numër sa më të madh për ta përkrahur skuadrën”, ka thënë Thaqi. Për Dukagjinin është hera e dytë që merr pjesë në garat evropiane. Për herë të parë mori pjesë në edicionin 2023/24.
E kishte kaluar me sukses raundin e parë, por ishte ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. “Ekipi është i mobilizuar. Kemi analizuar qoftë ekipin tonë, qoftë kundërshtarin. Shpresojmë shumë se aty ku ne vlerësojmë se kundërshtari ka pikat e dobëta, futbollistët tanë do të jenë të koncentruar.
Një kualifikim apo një fitore ndaj një ekipi si Lugano, do të ishte historike”, ka shtuar Thaqi. Në konferencë për shtyp u paraqit edhe futbollisti Mërgim Pefqeli. Ai thotë se skuadra do ta bëjë maksimumin për të arritur qëllimin.
Edhe Futboll Drenica fiton ndaj Dukagjinit me gol të minutës së 93-të “Besoj që të gjithë kanë pritur që në lojën e parë të mos kemi rezultat të mirë apo të kemi një disfatë me rezultat të thellë, por me besimin dhe punën dhe stafin e trajnerëve, kemi bërë një punë të madhe.
Edhe nesër do të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe shpresoj që të dalim me një rezultat pozitiv”, ka theksuar Pefqeli. Në rast të kualifikimit, Dukagjini në raundin tjetër luan me fituesin e ndeshjes Runavik – Koper.
