Shpërndaje në: Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk do të ndalen deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur nga lufta. Të martën ai vizitoi fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut, ku nisën gërmimet pas gjetjes së mbetjeve mortore.
Për mediat aty, Sveçla u shpreh se Kosova s’do të jetë e qetë deri të zbulohet i zhdukuri i fundit dhe të ketë ndëshkim të secilit fajtor. Sveçla ka akuzuar Serbinë për mungesë bashkëpunimi në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, duke thënë se autoritetet serbe jo vetëm që nuk ndihmojnë procesin, por edhe e pengojnë dhe e sabotojnë atë.
“Tashmë dihet se shteti i Serbisë, ai që ka qenë atëherë është i njëjtë me shtetin apo udhëheqjen politike të Serbisë tash. Ata jo vetëm se s’po bashkëpunojnë për të zbuluar fatin e të pagjeturve, por për më keq po pengojnë e sabotojnë punën e institucioneve të Kosovës, qoftë në Serbi, po ashtu edhe në territorin e Kosovës.
Ju i patët e dëgjuat deklaratat qoftë të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë e Metohi, qoftë të Listës Serbe, qoftë të individëve të tjerë apo zyrtarëve të tjerë, të cilët në vend se të shprehin keqardhje dhe gatishmëri për bashkëpunim, ata vazhdojnë me arogancën e tyre, vazhdojnë me lojën e viktimizimit, në mënyrë që zgjidhja e kësaj çështjeje jashtëzakonisht të dhimbshme si për familjet, por po ashtu edhe për gjithë shoqërinë, të përfundojë domethënë të gjejmë të gjithë të pagjeturit.
Ne nuk do të ndalemi. Do të punojmë edhe më shumë dhe do të përkrahim të gjithë edhe më shumë. Me këtë qasje, rezultatet nuk do të mungojnë”, ka deklaruar Sveçla. Në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin-Potokut kanë nisur të martën gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive.
Dyshohet se 23 trupat u përkasin intelektualëve nga Mitrovica që nga forcat serbe, ishin zhdukur me forcë gjatë luftës. Edhe Arbëri 10 sht 2025 Sveçla: S’ka marrëveshje mes Komunës dhe Policisë për gjoba në parkingje të Prishtinës Në terren janë angazhuar ekipet e Policisë dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KOHËN nisjen e gërmimeve. “Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Gërmimet kanë nisur në ditën kur në Zubin Potok janë arrestuar dy të dyshuar për krime lufte gjatë prillit të vitit 1999. Edhe sipas informatës së policisë, 23 civilë janë vrarë në krimin që dyshohet të kenë marrë pjesë personat me inicialet M.J. dhe M.B.
“Si rezultat i veprimeve policore, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999 kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku janë vrarë 23 civilë shqiptarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Edhe Arbëri 8 o. më parë Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur Gjatë luftës së viteve 1998-’99 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.
Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion e të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar. Edhe Arbëri 11 o. më parë Rexhaj: Kurrikula e vitit 2016 është e skaduar Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia e mbajtën takimin e parë të Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha ndonjë rezultat.
