Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, nën dyshimin për veprat penale që lidhen me falsifikimin dhe keqpërdorimin e kartelave bankare.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës kur gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të drejtuar nga një qytetar i këtij shteti, e në të cilin ishte edhe një person tjetër, janë gjetur dhe konfiskuar, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Kibernetike, disa kartela bankare, një laptop, pajisje të ndryshme elektronike, shtatë telefona, lexues të kartelave, vula të ndryshme si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
