Stuhia në Shkup, Komuna Qendër do të ndajë deri në 100 mijë denarë

0%

Komuna Qendër ka publikuar Thirrjen Publike për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për qytetarët dhe personat juridikë që kanë pësuar dëme nga moti i ligë që goditi territorin e komunës më .

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë që posedojnë pasuri të paluajtshme në territorin e Komunës Qendër do të kompensohen sipas Rregullores së miratuar, ekskluzivisht për dëmet në çatitë dhe fasadat e objekteve individuale dhe kolektive të banimit. Shuma maksimale e ndihmës së njëhershme financiare është deri në 100.000 denarë për çdo kërkesë të dorëzuar.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, theksoi se komuna ka reaguar menjëherë pas motit të ligë: “Që nga dita e parë ishim në terren me të gjitha shërbimet e disponueshme për t’u ndihmuar qytetarëve në përballimin e pasojave. Paralelisht me pastrimin, përgatitëm një zgjidhje sistemike për mbështetje financiare të më të prekurve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me publikimin e thirrjes publike fillojmë procedurën konkrete përmes së cilës qytetarët mund të aplikojnë për ndihmë të njëhershme. Qëllimi është që askush të mos mbetet vetëm në tejkalimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore.” Kërkesat dorëzohen në Arkivin e Komunës Qendër, në rr.

“Mihail Cokov” nr. 1, çdo ditë pune nga ora deri në , brenda dy muajve nga data e publikimit të thirrjes publike. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet dokumentacioni që vërteton dëmin e shkaktuar, si dhe dokumentet e tjera të përcaktuara në thirrjen publike. Procedura do të zbatohet nga një komision prej shtatë anëtarësh, i përbërë nga përfaqësues të Këshillit dhe administratës komunale.

Komisioni do të shqyrtojë kërkesat e pranuara dhe do të propozojë shumën e ndihmës financiare në bazë të kritereve të përcaktuara, mjeteve buxhetore të disponueshme dhe shkallës së dëmtimit të objekteve.

Burimi: Telegrafi