Roma emëron drejtorin e ri ekzekutiv

0%

Klubi Giallorossi ka një drejtor të ri ekzekutiv. Roma nga sot do të menaxhohet nga John Galantic. 65 vjeçari me shtetësi amerikane dhe zvicerane do ta udhëheqë klubin në të gjitha aspektet ekzekutive. Roli i tij i fundit ishte si Drejtor Ekzekutiv i Grupit Tod’s.

Ky është njeriu që do ta udhëheqë klubin në të gjitha aspektet e tij, duke i raportuar personalisht Dan dhe Ryan Friedkin Puna e parë që do merret me skuadrën janë lëvizjet në afatin kalimtar veror. Mbetet të shihet nëse Galantic do ta bëjnë Romën galaktike me yje.

Burimi: Bota Sot