Real Madridi ka nisur kontaktet zyrtare me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri, pasi presidenti Florentino Perez ka dhënë dritën jeshile për të avancuar negociatat mes dy klubeve.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit madrilen kanë ndryshuar qëndrim pas kontakteve të mëparshme me përfaqësuesit e lojtarit dhe tashmë janë të gatshëm të negociojnë drejtpërdrejt me kampionët e Anglisë. Ndërkohë, Rodri e sheh me prioritet një transferim te Real Madridi dhe prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në futbollin spanjoll.
Real Madridi i ka bërë të ditur Manchester Cityt se është i gatshëm të ofrojë më shumë se 50 milionë euro për kartonin e mesfushorit, megjithëse pritet që klubi anglez të kërkojë një shumë më të lartë për ta lejuar largimin e tij.
Deri më tani, Manchester City nuk i është përgjigjur ofertës, ndërsa raportohet se klubi anglez pret që edhe skuadra të tjera të përfshihen në garë për shërbimet e Rodrit. Megjithatë, sipas të njëjtave raportime, reprezentuesi spanjoll vazhdon ta ketë Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar.
