​Jordania rrëzon pesë raketa iraniane, SHBA-ja dhe Arabia Saudite

0%

Jordania ka rrëzuar pesë raketa të lëshuara nga Irani, disa orë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin interceptuar edhe disa tjera, të lansuara nga Teherani zyrtare të cilat ishin drejtuar ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Sipas agjencisë Associated Press, Garda Revolucionare e Iranit bëri të ditur se raketat balistike kishin në shënjestër Bazën Ajrore Muwaffaq Salti dhe selinë e Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane (CENTCOM) në Jordani, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite konfirmuan se kanë kryer sulme ndaj disa objektivave në Irak, për të cilat thanë se përdoreshin nga milicitë e mbështetura nga Irani. Dy shtetet paralajmëruan se çdo sulm i ri ndaj trupave amerikane ose infrastrukturës energjetike saudite do të pasohet me kundërpërgjigje të tjera ushtarake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas këtyre zhvillimeve, kryeministri i Irakut, Ali al-Zaidi, thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Përshkallëzimi i fundit vjen pas tri ditësh qetësie në tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit, rrugë detare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës që tregtohet në botë.

Gjatë javëve të fundit, katër ushtarë amerikanë janë vrarë në përleshjet në rajon, ndërsa Pentagoni ka kërkuar fonde shtesë për të përballuar kostot në rritje të operacioneve ushtarake.

Burimi: Bota Sot