Haradinaj për gërmimet në Kalludër: Serbia duhet t’i hapë arkivat

0%

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me gërmimet që po zhvillohen në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistencën e një varreze masive me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se çështja e personave të pagjetur mbetet “plaga më e madhe e shoqërisë sonë” dhe ka kërkuar angazhim të pandalshëm për zbardhjen e fatit të tyre. Postim i plotë: Të pagjeturit janë plaga më e madhe e shoqërisë sonë. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit është detyrë e jona kombëtare.

Varreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz, profesional dhe angazhim të pandalshëm për të detyruar Serbinë që të hapë arkivat ushtarake dhe të tregojë vendndodhjen e trupave. Nuk mund të ketë paqe të plotë pa u zbardhur fati i secilit të zhdukur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në çdo tryezë diskutimi kjo duhet të jetë tema kryesore për t’ia rikujtuar Serbisë krimet e saj, duke kërkuar me vendosmëri drejtësi për viktimat dhe përgjigje për familjet që presin prej vitesh.

Burimi: Bota Sot