Rama: Prishtina me RLIOF u shndërrua në skenë të artit botëror

0%

I pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kryeqyteti është shndërruar në skenë të artit botëror nëpërmjet festivalit “Rame Lahaj & Friends”. “Me përmbylljen e edicionit të gjashtë të festivalit “Rame Lahaj & Friends”, Prishtina u shndërrua edhe një herë në skenë të artit botëror” , ka shkruar ai në facebook.

Ai ka potencuar se artistët me renome ndërkombëtare sollën emocion dhe art në zemër të Prishtinës. “Kultura është ajo që i jep shpirt qytetit dhe e lidh atë me botën” , ka vazhduar ai. Sonte ishte Gala Mbrëmja dhe përmbyllja e festivalit, i cili sivjet erdhi nën moton “Play Music, Not War”.

Në skenën e Prishtinës u ngjit tenori shqiptar Ramë Lahaj, soprano Vanessa Goikoetxea, mezzo soprano Stepanka Pucalkova dhe bass baritoni Luca Pisaroni, nën dirigjimin e Giuseppe Finzi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot