Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Punës dhe Komuna e Prishtinës kanë vazhduar të akuzojnë njëri-tjetrin për dështim dhe mosmarrje të përgjegjësisë pas vdekjes së 26-vjeçarit në një vendpunishte.
Ajo që dihet deri tash është se vendpunishtja nuk është kontrolluar nga organet përgjegjëse dhe sipas ekspertëve të sigurisë dhe shëndetit në punë, kjo është e papranueshme Egzona Mema Në ditën kur ndodhi aksidenti tragjik me vinç e ku për pasojë humbi jetën një punëtor 26 vjeç në Prishtinë, Inspektorati Qendror i Punës ka hequr përgjegjësinë e moskontrollit të vendpunishtes me arsyetimin se punimet ishin në fazë të hershme.
Në reagimin e dytë, të mërkurën, Inspektorati ka fajësuar edhe Komunën e Prishtinës se nuk e njofton në mënyrë sistematike për lëshimin e lejeve. Mirëpo sipas ekspertit për siguri dhe shëndet në punë Arian Ibishi, asnjë arsyetim nuk vlen. Sipas tij, kontrolle duhet të ketë nga dita kur nisin punët.
“Pavarësisht se punishtja është në gjendjen fillestare, Inspektorati i Punës ka obligim ligjor të kryejë inspektim për të verifikuar nëse kompania posedon planin e organizimit të punishtes, rrethimin e punishtes, si dhe shenjëzimin e rreziqeve që ndodhen brenda saj.
Çdo ditë nëpër punishte shohim vinça që punojnë pa kontroll teknik periodik, pa certifikim të vlefshëm dhe pa inspektime profesionale”, ka thënë Ibishi. Edhe Arbëri 5 min. më parë Në bursa ndërkombëtare bie çmimi i naftës, në Kosovë rritet çdo ditë Vinçi u rrëzua gjatë montimit të tij.
Në një reagim të dytë, nga Inspektorati kanë thënë të mërkurën se nëse nga hetimet konstatohet se ka pasur shkelje të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, do të ndërmerren të gjitha masat ligjore. Derisa për mbikëqyrjen e vendpunishteve, kanë thënë se është kompetencë e Inspektoratit të Komunës.
“Sa i përket sigurisë së palëve të treta dhe parandalimit të dëmeve që mund t’u shkaktohen atyre, Ligji për Ndërtim, përkatësisht neni 35, përcakton se përgjegjësia për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit i takon inspektorateve të ndërtimit të komunave përkatëse.
Inspektorati Qendror i Punës nuk njoftohet në mënyrë sistematike nga komunat për lëshimin e lejeve ndërtimore apo fillimin e punimeve në kantieret e ndërtimit. Për pasojë, planifikimi i mbikëqyrjes inspektuese bazohet në monitorimin e vazhdueshëm të territorit, raportimet e qytetarëve dhe burime të tjera të informacionit”, thuhet në reagimin e inspektoratit.
Njëjtë, edhe Komuna e Prishtinës ka bartur përgjegjësinë te Inspektorati Qendror i Punës. “Inspektorati Qendror i Punës është institucioni përgjegjës për të verifikuar, ndër të tjera, nëse vinçi i është nënshtruar kontrolleve teknike të nevojshme, nëse posedon dokumentacionin përkatës, nëse operatori ka autorizimet e nevojshme, si dhe nëse punëdhënësi ka zbatuar të gjitha standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë”, thuhet në reagimin e Komunës.
Edhe Arbëri 11 min. më parë Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut Ndërkaq, punëtori që mbeti i lënduar nga ky aksident, është duke u trajtuar dhe sipas Shaqir Ukës, shef i repartit Intensiv, gjendja e tij është stabile por kërkon monitorim të vazhdueshëm. Rastet kur punonjësit humbin jetën në vendpunishte janë të shpeshta në Kosovë.
