Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informon se pasditen e sotme shpërtheu një zjarr në vendin e quajtur “Dorutovec” pranë Velesit, i cili ndodhet pas stacionit të benzinës “Makpetrol”, para hyrjes në Veles nga ana e djathtë e rrugës.
“Për shkak të erës së fortë dhe rrezikut të përhapjes së mëtejshme të elementit të zjarrit, drejtuesi i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, aktivizoi dy avionë të tipit “er traktor” në pronësi të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në terren aktualisht po veprojnë ekipe të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (TPPE) Veles.
Në përballimin e zjarrit janë angazhuar 6 zjarrfikës me dy mjete zjarrfikëse’, thuhet në njoftimin e DMSH-së. Veprimet për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrt janë në vazhdim.
