Peci: Nënshkruhet kontrata për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në

0%

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në komunë. Peci ka bërë të ditur se përmes këtij angazhimi do të funksionalizohet ndriçimi publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës, ndërsa ka paralajmëruar edhe zgjerimin e rrjetit në zonat ku ende nuk është i instaluar. “Mirëmëngjesi.

Sot nënshkrova kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës tanimë do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit publik, ndërsa do të vazhdojmë me shtrirjen e ndriçimit edhe në rrugët që ende nuk e kanë të instaluar këtë rrjet”, ka shkruar Peci.

Sipas tij, përmirësimi i ndriçimit publik është një nga masat që synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi