Neuer lajmëron lamtumirën

0%

Portieri i Bayern-it të Mynihut, Manuel Neuer, ka lënë të kuptohet se sezoni që pritet të startojë pas pak ditësh mund të jetë i fundit i një karriere legjendare.

Kapiteni i Bayern-it firmosi kontratën e re një vjeçare pak javë më parë dhe do të qëndrojë në klubin bavarez deri në fund të sezonit 2026/27. 40-vjeçari ka nisur të mendojë për fundin e karrierës dhe se po afron momenti kur duhet që të heqë dorezat një herë e mirë. “Nuk i luaj ndeshjet për të thënë se kjo do të jetë ndeshja ime e fundit.

Nuk ka shumë rëndësi fakti se për mua secila ndeshje e luajtur në stadiumet e ndryshme mund të jenë të fundit. Do të shikojmë. Edhe pse them se me siguri jemi drejt fundit, do të tërhiqem”, tha Neuer gjatë një prononcimi ditën e djeshme në Tegernsee, ku Bayern-i po zhvillon disa ditë të fazës përgatitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot