Një 41-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Mbrëmë, rreth orës , policia ka bërë të ditur se Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, gjatë realizimit të një pike kontrolli në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, ka ndaluar për kontroll një automjet. Gjatë kontrollit të personit Sh.Sh., dhe automjetit, në një çantë krahu kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë), si dhe tre fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
