Muhaxheri shpalos qëndrimin për kthimin e Osmanit në LDK – A mund të

0%

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri tha se nuk ka qenë kundër rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK. I pyetur a keni qenë kundër rikthimit të Osmanit, ai tha “jo”. “A ja ka vlejtë?”, vijoi pyetja për Muhaxherin, “rezultati në vota nuk ka tregu që ja ka vlejtë, Vjosa Osmani është aset edhe me qëndrimet që i ka pas si presidente ”, tha ai.

“A mundet me qenë kandidate për kryetare?”, u pyet kryetari i Pejës, Muhaxheri tha; “gara ka me qenë e hapur, ajo i bie me pyet Osmanin”. Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.

Burimi: Bota Sot