Merzit i rritet presioni pas riformatimit të kabinetit

0%

Presioni po intensifikohet ndaj kancelarit gjerman, Friedrich Merz, pas riorganizimit të kabinetit që shkaktoi zemërim në radhët e tij dhe spikati në qendër të vëmendjes kompetencën e qeverisë së tij, ndërsa po lufton për shmangien e rritjes së ekstremit të djathtë në zgjedhjet shtetërore në shtator, ka raportuar të mërkurën () Reuters .

Deputetët e tij konservatorë do të votojnë të mërkurën për zgjedhjen e Thorsten Freit, të përzgjedhur nga Merzi, për shef të grupit të tyre parlamentar. Ndërsa normalisht ky do të ishte një formalitet, votim më i ngushtë sesa pritet mund ta kthejë vëmendjen te Merzi pas ditësh të përshkuara me grindje.

Pas vitit të parë të vështirë në detyrë, blloku CDU/CSU i Merzit po ngel prapa në sondazhe kundrejt Alternativës për Gjermaninë (AfD), parti e ekstremit të djathtë, dhe po përballet me perspektivën që AfD-ja të fitojë pushtet për herë të parë në nivel shtetëror në shtator.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Frei do të ketë rol kritik si një person kyç për koordinim me Socialdemokratët (SPD) e qendrës së majtë, aleatin e vogël në koalicionin qeverisës, për nxitjen e reformave që Merz i ka premtuar për ringjalljen e rritjes në ekonominë më të madhe të Europës.

Popullariteti personal i Merzit është në rënie, ka treguar sondazhi i grupit transmetues RTL/ntv të publikuar të martën, me vetëm 15% të të anketuarve të kënaqur me performancën e tij dhe vetëm 49% të mbështetësve të partisë të kënaqur me të.

AfD-ja gjithashtu për herë të parë i ka tejkaluar konservatorët në perceptimet e kompetencës dhe aftësisë për zgjidhjen e problemeve të Gjermanisë, ka treguar sondazhi. “Ngjarjet e javës së kaluar kanë dëmtuar ndjeshëm pozicionin e Merzit brenda CDU-së”, ka thënë një anëtar i bordit ekzekutiv federal të CDU-së për Reutersin.

Nga ana e tij, Merz ka parashikuar se stuhia do të kalojë deri në shtator, kur parlamenti të mblidhet përsëri dhe kur pritet të betohen ministrat e tij të rinj. “Unë supozoj se tensionet do të jenë ftohur disi deri në shtator”, ka thënë Merz.

Situata e tij është në kontrast me atë të paraardhëses konservatore dhe rivales së dikurshme politike, Angela Merkel, e cila kishte mbështetje më të madhe se partia në sondazhet e opinionit gjatë 16 viteve të saj si kancelare. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo