Shpërndaje në: Sociologu Fadil Maloku ka thënë se ngërçi politik është normalizuar nga partitë politike në vend, ndërsa këtë ai e lidh me obligimet që dalin nga dialogu Kosovë-Serbi. Sipas tij, situata aktuale nuk është rezultat vetëm i mosmarrëveshjeve mes partive, por edhe i sfidave që burojnë nga marrëveshjet e arritura ndër vite në procesin e dialogut.
Arsyet e vazhdimit të bllokadës politike, sipas tij, duhen kërkuar përtej zhvillimeve të brendshme politike. “LVV dhe subjektet e tjera politike janë akomoduar dhe e kanë normalizuar ngërçin dhe prapa këtij normalizimit fshihet diçka tjetër. Problemi është te sfidat.
Marrëveshjet që janë nënshkruar më 2013, 2015 dhe 2021 në Ohër, cilado qeveri i ka futë në obligime dhe ato janë sfida që LVV-ja nuk është e gatshme t’i realizojë, sidomos për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta”.
Maloku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje synon ta shtyjë sa më gjatë zbatimin e obligimeve, në pritje të ndryshimeve politike në bashkësinë ndërkombëtare. “Kalkulimet e VV-së janë që të shtyhet sa të mundet moszbatimi i këtyre marrëveshjeve deri në një moment që të ndryshojë diçka në SHBA. Në shtator janë zgjedhjet për Kongres dhe Senat amerikan, aty janë shpresat që të ndryshohet diçka.
Ngërçi ynë është produkt i relacioneve, lëvizjeve që po ndodhin në nivel global”, ka theksuar ai. Duke komentuar zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, Maloku ka theksuar se debati për udhëheqjen e partisë nuk e adreson problemin kryesor me të cilin përballet kjo parti. Sipas tij, LDK-së i mungon një vizion i ri politik.
Edhe Arbëri 17 gus 2025 Vonesa e “pazakontë” e Kushtetueses “Insistimi për dorëheqjen e liderit aktual është një farë sprove ekzistenciale por edhe edhe sprovë hamletiane në kuptimin që LDK-ja nuk e ka problem aq të madh sa fokusi është i koncentruar te lideri.
LDK-së i mungon një narrativë e re apo një projeksion i ri për të ardhmen ku LDK-ja duket ka mbetur peng i të kaluarës ku funksiononte në baza federative ku degët ishin të lidhura më shumë me qendrën dhe kishin shkallë më të lartë dëgjueshmërie nga qendra”, deklaroi Maloku.
LDK-ja do ta mbajë Kuvendin e partisë të enjten, i ftuar me kërkesë të delegatëve të saj që kanë kërkuar largimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
