Shqiptari nga Kosova në mesin e mesfushorëve më të mirë U23 në Evropë

0%

Shqiptari nga Kosova në mesin e mesfushorëve më të mirë U23 në Evropë! Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu, vazhdon të marrë vlerësime të larta nga platformat e avancuara të analizës së futbollit.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga “SkillCorner”, Avdullahu renditet në vendin e tretë mes mesfushorëve nën moshën 23 vjeç në 30 ligat më të forta evropiane për pasimet që thyejnë linjat kundërshtare (line-breaking passes), bazuar në performancat e sezonit të kaluar.

Kryesues të kësaj renditjeje janë Aleksandar Pavlovic i Gjermanisë dhe Valentín Barco i Argjentinës, ndërsa reprezentuesi kompleton podiumin, duke lënë pas shumë lojtarë të njohur të futbollit evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot