Nga: Ardianë Dragusha Shpërndaje në: Edicioni i parë veror i emisionit “Jeta SOT” në Kohavision, nisi me dy figurat e dashura të sportit të xhudos, kryemjeshtrit të xhudos Driton Kuka e xhudistes Majlinda Kelmendi. Kuka e Kelmendi folën për nisjen e rrugëtimit të tyre në xhudo.
Sfidat, barrierat, mungesën e kushteve në fillimet e tyre, e deri tek suksesi i artë shtetëror, evropian e botëror i dyshes, ata i shpalosën në “JetaSOT”. Mes rrëfimesh, xhudistja Majlinda Kelmendi foli edhe për “luftën” me shëndetin mendor. “Kur e mbylla karrierën, 1 vit e kam pas shumë të vështirë. Fillova me pas atak paniku”, ka thënë xhudistja kosovare.
Lidhur me këtë temë, ajo theksoi rëndësinë e profesionistëve shëndetësor dhe konsultat me ta si ndihmesë për t’i kaluar krizat emocionale.
