Prokuroria Speciale pritet që gjatë ditës së sotme të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të ndaluar në Zubin Potok, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Seanca për shqyrtimin e kërkesës pritet të mbahet në orën .
Dy të dyshuarit, me inicialet M.J. dhe M.B., u ndaluan pas zbulimit të një varreze masive në Zubin Potok, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të ekzekutuar nga forcat serbe gjatë luftës në vitin 1999.
Zhvarrosja, autopsia dhe identifikimi i mbetjeve mortore janë kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vazhdim. Gërmimet për mbetjet mortore në Zubin Potok: Dy persona ndalohen për 48 orë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
