Kapet me armë dhe municion në Ferizaj, ndaj 41-vjeçarit iniciohet

0%

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” ndaj një personi në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri dhe municion.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, gjatë një pike kontrolli të realizuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në kuadër të planit operativ “Vera 2026”. Gjatë kontrollit të një automjeti dhe personit me inicialet Sh.Sh., 41 vjeç, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë zjarri dhe tre fishekë.

“Shtetasit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), si dhe tre fishekë, të cilat ishin në një çantë krahu”, thuhet në njoftimin e Policisë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti penal, ndërsa i dyshuari është liruar për procedurë të mëtejme të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi