Janë shitur 95 për qind e biletave të Sunny Hill Festival – nxitoni

0%

Vetëm dy ditë para nisjes së Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se 95 për qind e biletave janë shitur, duke treguar interesimin e madh të publikut për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon. Me afrimin e datës së fillimit, u njoftua se kanë mbetur vetëm biletat e fundit për të gjithë ata që ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen në festival.

Sunny Hill Festival nis më 31 korrik, ndërsa numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Fansat që kanë planifikuar të jenë pjesë e këtij spektakli muzikor janë ftuar të nxitojnë për të blerë biletat e fundit, para se ato të përfundojnë.

Edicioni i këtij viti pritet të sjellë sërish një atmosferë madhështore, me mijëra adhurues të muzikës dhe performanca nga artistë të njohur vendorë e ndërkombëtarë. Me 95 për qind të biletave të shitura, Sunny Hill Festival po hyn në ditët e fundit të përgatitjeve, duke paralajmëruar një tjetër edicion të suksesshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe këtë vit, Sunny Hill do të sjellë tri net spektakël, më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.

Burimi: Telegrafi