Lajmet e fundit që vijnë nga Italia thonë se Armando Broja mund të përfundojë në Serie-n A. Raportohet se Lazio po e kërkon sulmuesin shqiptar. Skuadra romake ka dështuar të merret vesh me Gimenez-in e Milanit dhe është kthyer ka opsioni i sulmuesit të Burnleyt. Broja dëshiron me çdo kusht largimin nga skuadra angleze dhe kalimi në futbollin italian është më i preferuari për të.
Burimi:
Bota Sot
