Franca po e dëbon propaganduesen ruse, Ksenia Fedorova

0%

Franca ka vendosur të dëbojë Ksenia Fedorovan, ish-drejtuese e medias ruse të financuar nga Kremlini RT France, duke e akuzuar se aktivitetet e saj përbëjnë kërcënim për interesat themelore të vendit dhe rendin publik.

Ministria e Brendshme franceze deklaroi se veprimtaria e Fedorovës ka ndikuar në përhapjen e mesazheve që konsiderohen të dëmshme për sigurinë dhe interesat kombëtare të Francës. Pas mbylljes së RT France pas sanksioneve evropiane ndaj mediave ruse, Fedorova vazhdoi aktivitetin e saj publik dhe u bë një nga figurat më të njohura pro-ruse në skenën mediatike franceze.

Ajo ka qenë një e ftuar e rregullt në televizionin CNews, ku ka komentuar çështje politike dhe ndërkombëtare, shkruan lemonde . Vendimi i autoriteteve franceze vjen pas kritikave të vazhdueshme ndaj rolit të saj në përhapjen e narrativave të Kremlinit për luftën në Ukrainë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në muajin qershor, grupi politik Renew Europe në Parlamentin Evropian kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Fedorovës, duke e akuzuar për përhapje të propagandës ruse lidhur me konfliktin në Ukrainë. Dëbimi i saj është pjesë e masave më të gjera të vendeve evropiane për të kufizuar ndikimin e fushatave të dezinformimit të lidhura me Rusinë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Burimi: Telegrafi