Franca dëbon figurën pro-ruse Ksenia Fedorova/ Akuzohet për përhapje

0%

Franca ka vendosur dëbimin e Ksenia Fedorovës, ish-drejtuese e medias ruse RT France, duke e akuzuar se aktiviteti i saj përbën kërcënim për interesat themelore të vendit dhe rendin publik. Ministria e Brendshme franceze deklaroi se veprimtaria e Fedorovës ka ndikuar në përhapjen e mesazheve që konsiderohen të dëmshme për sigurinë dhe interesat kombëtare të Francës.

Pas mbylljes së RT France për shkak të sanksioneve evropiane ndaj mediave ruse, Fedorova vijoi aktivitetin publik dhe u shndërrua në një nga zërat më të njohur pro-rusë në skenën mediatike franceze. Ajo ka qenë e ftuar rregullisht në televizionin CNews, ku ka komentuar zhvillime politike dhe ndërkombëtare.

Vendimi i autoriteteve franceze vjen pas kritikave të vazhdueshme për rolin e saj në përhapjen e narrativave të Kremlinit lidhur me luftën në Ukrainë. Në muajin qershor, grupi politik Renew Europe në Parlamentin Evropian kërkoi sanksione ndaj Fedorovës, duke e akuzuar për përhapje të propagandës ruse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dëbimi i saj është pjesë e masave të ndërmarra nga vendet evropiane për të kufizuar ndikimin e fushatave të dezinformimit të lidhura me Rusinë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Burimi: Bota Sot