Fenerbahçe vazhdon garën në Ligën e Kampionëve

0%

Shpërndaje në: Fenerbahçe është kualifikuar për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Feneri të mërkurën në ndeshjen e kthimit barazoi 1:1 me skuadrën nga Polonia, Gornik Zabraze. Por kualifikimin e siguroi pasi që ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 1:0, dhe falë rezultatit të përgjithshëm 2:1, siguroi avancimin. Talisca e kaloi në epërsi Fenerin në minutën e 12-të.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Michal Sacek, i barazoi shifrat në 1:1. Feneri në rrethin e tretë kualifikues luan me skuadrën nga Austria, Sturm Graz.

Burimi: Koha