Deliu reagon pas deklaratës së Krasniqit për kreun e Prishtinës, e

0%

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili e quajti publikisht kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, “vrasës”, deklaratë ndaj së cilës Rama reagoi duke e cilësuar si shpifje.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu tha se raste të tilla tregojnë burimin e gjuhës së urrejtjes dhe fushatave të linçimit në rrjetet sociale. “Për këdo që ende pyet se nga vijnë ‘Lule Gjelat’, përgjigjja gjendet te gjuha që përdorin vetë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kur një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e quan publikisht Kryetarin e Prishtinës ‘vrasës’, pa asnjë vendim gjykate, atëherë askush nuk duhet të çuditet pse rrjetet sociale janë mbushur me profile anonime që shpifin, etiketojnë dhe linçojnë njerëz çdo ditë”, ka shkruar Deliu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E quajti “vrasës”, Rama i reagon Krasniqit të VV-së Sipas saj, “Lule Gjelat” nuk janë një fenomen i rastësishëm, por produkt i një kulture politike ku, siç shprehet ajo, “shpifja zë vendin e argumentit, etiketa zë vendin e debatit dhe urrejtja paraqitet si aktivizëm”.

Deliu shtoi se kur një gjuhë e tillë përdoret nga persona që ushtrojnë funksione në institucione që duhet të jenë të paanshme, problemi tejkalon një debat në rrjetet sociale dhe shndërrohet në çështje të standardit që, sipas saj, po i servohet shoqërisë.

Burimi: Telegrafi