Trajneri i Genoa, Daniele De Rossi, ka folur për eksperiencën e tij si trajner i Romës në një intervistë të gjatë për “Cronache di Spogliatoio”: “Kur u shkarkova nga Roma isha shumë i zemëruar. Kisha ‘armiqtë’ e mi dhe ndihesha i mundur në një betejë që nuk pata kohë ta luftoja, por nuk doja kurrë të kuptohej se po vuaja nga inati.
E bëra vetëm një herë në një konferencë për shtyp te SPAL dhe u pendova”. Ish-mesfushori roman foli edhe për të kaluarën e tij si lojtar dhe derbet kundër Lazios: “Në karrierën time nuk kam vuajtur asnjë ndeshje…, përveç derbit. Para sfidave me Lazion, kaloja 3 ditë në banjë duke vjellë, me Dacourt që më mbante kokën”.
De Rossi shtoi: “Historia ime me Romën nuk ka qenë perfekte, por nuk meritonte një fund me pasoja. Për çdo gjë ka një moment dhe një vend. Nëse do të kisha dashur të thoja diçka, duhej ta kisha bërë kur isha ende aty”.
