Dallgët i morën jetën në Kretë, përcillet nesër për në banesën e

0%

Do të përcillet nesër për në banesën e fundit 33-vjeçari shqiptar Roland Sala, i cili humbi jetën pasi qëndroi për dy javë në koma, pas aksidentit tragjik në det në ishullin e Kretës. Lajmi për ceremoninë mortore është bërë i ditur nga faqja “Këtu mblidhen Dibranët” në Facebook.

Sipas njoftimit, Roland Sala do të përcillet për në banesën e fundit ditën e enjte, më 30 korrik, në orën , në fshatin Çidhën të Dibrës. “Me dhimbje të thellë në zemër, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit se është ndarë nga jeta djali ynë i shtrenjtë, Roland Sala. Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e enjte, më datë , në orën , në Çidhën, Dibër.

Pritja do të organizohet te lokali Hasan Krrashi”, thuhet në njoftimin e publikuar. Siç është raportuar më herët, 33-vjeçari jetonte në Angli dhe kishte udhëtuar drejt ishullit të Kretës për të kaluar pushimet me familjarët. Gjatë kohës që ndodhej në det, ai u mor nga dallgët, duke pësuar asfiksi. Pas dy javësh në gjendje kome, Rolandi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot