Barcelona nuk heq dorë nga Salinas, talenti spanjoll mbetet prioritet

0%

Barcelona vazhdon të punojë për transferimin e talentit 19-vjeçar Jorge Salinas nga Racing Santander. Mbrojtësi i djathtë konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit spanjoll dhe klubi katalanas po studion formulat më të përshtatshme për të finalizuar marrëveshjen.

Salinas ka kontratë me Racing deri në vitin 2029, ndërsa klauzola e tij e largimit është 16 milionë euro pas ngjitjes së klubit në elitën e futbollit spanjoll. Barça po shqyrton mundësinë që ta transferojë lojtarin dhe më pas ta lërë në huazim te Racing për të vazhduar zhvillimin e tij.

Lojtari i ka dhënë përparësi Barcelonës, pavarësisht interesimit nga disa klube të tjera evropiane, duke e bërë klubin katalanas favorit për firmën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot