Arsim Thaqi pranon superioritetin e Luganos: Kishim përballë një

0%

Trajneri i Dukagjinit, Arsim Thaqi, ka pranuar epërsinë e Luganos pas humbjes së thellë 5:1, rezultat që i dha fund aventurës së skuadrës kosovare në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas ndeshjes së zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Thaqi theksoi se Lugano ishte kundërshtari më i fortë që mund t’i kishte rënë ekipit të tij.

“Lugano është një prej ekipeve më të forta që kemi mundur ta kemi përballë. I ka tre reprezentues në përbërje, dy prej tyre të Zvicrës. Golat që i morëm në fillim na kushtuan në vazhdim”. Ai shtoi se dy golat e hershëm e vështirësuan shumë rikthimin në lojë, ndërsa përmendi edhe ndryshimet e shumta në përbërjen e ekipit gjatë verës.

“Nuk ishte e lehtë të rikuperohemi pas golave të fillimit. Na janë larguar pesë lojtarë cilësorë. Lojtarët e rinj që kanë ardhur kanë potencial, por u duhet kohë”. Në fund, tekniku i Dukagjinit vlerësoi diferencën e madhe në cilësi dhe ritëm mes dy skuadrave. “Kishim përballë një skuadër me vlerë 40 milionë dhe nuk ishte e lehtë. Lugano ka diktuar tempon e lojës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lugano është duke zhvilluar ndeshje në kampionat, ndërsa ne kemi startuar me ndeshje evropiane. Dëshira ishte, por nganjëherë mundësitë janë këto”, përfundoi Thaqi./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi