​Anketa e NDI-së: Më shumë qytetarë besojnë se Kosova po shkon në

0%

Më shumë qytetarë të Kosovës mendojnë se vendi, aktualisht, po shkon në drejtim të gabuar sesa në drejtimin e duhur, sipas hulumtimit të opinionit publik të realizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) në periudhën nga 15 prilli deri më .

Sipas të dhënave të publikuara, që janë mbledhur nga 1,200 respodentë, 38 për qind e të anketuarve vlerësojnë se Kosova po ecën në drejtim të gabuar, ndërsa 31 për qind mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ndërkaq, 27 për qind janë shprehur se vendi nuk po shkon as në drejtimin e duhur dhe as në atë të gabuar.

Krahasuar me matjen e fundit të dhjetorit 2024, perceptimi negativ është rritur dukshëm. Në atë periudhë, 37 për qind e qytetarëve konsideronin se Kosova po shkonte në drejtimin e duhur, ndërsa vetëm 24 për qind mendonin se po shkonte në drejtim të gabuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Grafiku i NDI-së tregon se gjatë periudhës 2023–2024 perceptimi pozitiv kishte shënuar rritje graduale, duke arritur kulmin në 37 për qind në dhjetor 2024. Megjithatë, në matjen e majit 2026 ky trend është përmbysur, me rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar.

Të dhënat janë pjesë e hulumtimit të opinionit publik të NDI-së, të realizuar në periudhën 15 prill – , i cili mat perceptimet e qytetarëve për zhvillimet në Kosovë.

Burimi: Bota Sot