Gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit që u lëndua të martën në një vendpunishte në Prishtinë, si pasojë e rrëzimit të një vinçi, është stabile. Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka, ka deklaruar për KosovaPress se i riu është pranuar në Njësinë e Mjekimit Intensiv pas konsultimeve dhe ekzaminimeve mjekësore, për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar.
“Pacienti është sjellë dje në Qendrën Emergjente, pasi ka pësuar lëndime në vendin e punës. Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve të nevojshme, ai është transferuar në Njësinë e Mjekimit Intensiv, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.Lëndimet janë kryesisht në tri sisteme të mëdha të organeve: në gjoks, bark dhe kocka. Fatmirësisht, parametrat vitalë të pacientit janë stabilë.
Ai vazhdon të marrë trajtim mjekësor dhe të monitorohet nga ekipet mjekësore”, tha Uka. Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore 18-vjeçari u lëndua të martën në një vendpunishte në Prishtinë, pasi mbi të ra një vinç, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 20-vjeçar. /kp
