Njësia Profesionale e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Ferizaj ka njoftuar se ka intervenuar për largimin e një lisi të rrëzuar, i cili kishte bllokuar komunikacionin dhe paraqiste rrezik për qytetarët.
Sipas njoftimit, pema ishte rrëzuar vetë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për ta larguar atë nga rruga, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit dhe eliminimin e rrezikut për pjesëmarrësit në trafik. “Çdo herë të gatshëm në shërbim të qytetarëve”, kanë bërë të ditur nga NJPZSH Ferizaj, duke theksuar gatishmërinë për të reaguar në raste të tilla.
