Kurti pret admiralin Wikoff, diskutojnë për sigurinë dhe

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit admiralin amerikan George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli të Italisë, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Kurti tha se ky ishte takimi i dytë me admiralin Wikoff, pas atij të zhvilluar në janar, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të NATO-s për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil në Kosovë dhe rajon. Sipas Kurtit, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Jemi mirënjohës për përkushtimin e NATO-s për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet, si dhe për kontributin e vazhdueshëm për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Republikën tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”- Ky takim zhvillohet në një periudhë kur Kosova vazhdon të përballet me sfida institucionale, ndërsa vendi është në pritje të formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve dhe zgjedhjes së presidentit të ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e takoi Wikoffin në mëngjesin e 28 korrikut. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n.

“Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”- Ajo e ka falënderuar Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Haxhiu theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i vendit. Sipas saj, Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit.

Burimi: Kallxo