Shumë persona të bllokuar në qendrën tregtare japoneze pas tërmetit,

0%

Shumë njerëz janë bllokuar brenda një qendre tregtare japoneze pas tërmeti, ka njoftuar shërbimi japonez i zjarrfikësve, raporton BBC .

Një dëshmitar ka raportuar se kati i dytë i qendrës tregtare në Kumamoto po shembet, derisa raportet në Japoni thonë se 20 deri në 30 punonjës të qendrës tregtare mund të jenë të zhdukur, porse shifra nuk është konfirmuar Diku tjetër në rajonin e Kumamotos, raportohet për njerëz të zhdukur në një fabrikë letre pas shembjes së një oxhaku.

Një tërmet prej 7.1 shkallësh ka goditur brendësinë e Ishullit Kyushu në orën , sipas kohës lokale, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtuar rrugë dhe shembur një urë. Policia dhe zjarrfikësit po hetojnë vendin e ngjarjes në fabrikën “Nippon Paper Industries Yatsushiro”, e cila ndodhet në qytetin Yatsushiro në rajonin e Kumamotos, raportojnë mediat lokale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përgatiti : Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo