Shpërndaje në: Legjenda Zinedine Zidane është konfirmuar të martën si përzgjedhës i ri i Francës. Didier Deschamps i dha fund udhëheqjes 14-vjeare të Francës pas Botërorit 2026, ku Franca humbi në garën për vendin e tretë.
Zidane, fitues i Kupës së Botës me Francën më 1998, është jashtë zejes së trajnerit që prej se u largua nga Reali më 2021. 54-vjeçari, që në masë njihet edhe si francezi më i mirë i të gjitha kohërave, do të nënshkruajë kontratë që e mban përzgjedhës gjatë kualifikimeve për Botërorin 2030. Ai e ka cilësuar krenari të madhe përzgjedhjen e tij si selektor.
“E kam thënë shpesh: s’ka asgjë më të madhe se kombëtarja franceze. Prandaj është kënaqësi dhe sigurisht krenari që të jem përzgjedhës i kësaj kombëtareje”, ka deklaruar Zidane.
