Shpërndaje në: Ëndrra e Zvicrës për kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Botës mori fund në ndeshjen çerekfinale ndaj Argjentinës, ndër të tjera edhe për shkak të një vendimi që nuk do të duhej të merrej.
Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i cili është përgjegjës për përcaktimin e rregullave zyrtare të futbollit, ka konfirmuar se Breel Embolo i Zvicrës nuk është dashur të përjashtohet me kartonin e dytë të verdhë. Kështu të paktën ka shkruar “The Athletic”, duke cituar një qarkore të re të IFAB-it, që ende nuk është bërë publike.
Shkrimin e “The Athletic” e kanë përcjellë edhe mediat zvicerane, duke përfshirë “Blick”. IFAB-i është organi më i lartë i hartimit të rregullave në futboll. Anëtarët e këtij bordi përfshijnë katër shoqatat britanike të futbollit dhe FIFA-n.
Derisa FIFA organizon dhe drejton garat globale, IFAB përcakton rregullat e lojës, duke përfshirë ato që duhet të respektohen nga arbtirat në Kupën e Botës. Përjashtimi i Embolos ishte momenti që ndryshoi rrjedhën e lojës mes Zvicrës dhe Argjentinës. Pesë minuta pasi Zvicra barazoi në 1:1, Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Ishte një situatë dramatike.
Fillimisht arbitri dha goditje dënimi për Zvicrën dhe e ndëshkoi Leandro Paredesin e Argjentinës me karton të verdhë për ndërhyrje në Embolon. Më pas ndërhyri VAR-i. Edhe Botërori 2026 26 qer 2026 Holanda – Maroku, superndeshja e 1/16 të finales Arbitrat konstatuan se nuk kishte asnjë kontakt mes lojtarëve dhe vendimi u përmbys.
Kartoni i Paredesit u hoq, u dha karton i verdhë për Embolon për simulim dhe sulmuesi zviceran u përjashtua. Ai kishte tashmë një karton të verdhë. Argjentina më pas fitoi 3:1 ndaj Zvicrës dhe bëri vend në gjysmëfinale. Te Zvicra kishin pretenduar se janë dëmtuar rëndë nga arbitrat. Dhe tani IFAB ka vlerësuar se procedura e ndjekur në atë rast është e papranueshme.
Sipas “The Athletic”, ky organ ka thënë në një qarkore se: rregulli i ashtuquajtur ‘identitet i gabuar’ ka për qëllim vetëm të identifikojë një lojtar që është penalizuar gabimisht. Nuk mund të përdoret për të riinterpretuar plotësisht vendimin origjinal, që do të thotë se nuk mund në mënyrë retrospektive të klasifikojë një shkelje për simulim.
Ky interpretim i Kupës së Botës iu komunikua ekipeve. Sipas “Blick”, nuk ka të bëjë me atë nëse Embolo ka aktruar gjatë duelit. Sipas rregullave aktuale, VAR-i nuk është i autorizuar të kërkonte karton të dytë të verdhë për simulim në këtë situatë. Për “identitet të gabuar” është dashur të anulohet kartoni i Paredesit, por jo edhe të ndëshkohet Embolo.
Kështu, sipas “Blick”, organi më i lartë qeverisës në futbollin botëror konfirmon në mënyrë indirekte se ndërhyrja e VAR-it që ndryshoi rrjedhën e lojës, ndodhi jashtë kornizës së vendosur të rregullave.
Edhe Botërori 2026 10 qer 2026 Pritjes i erdhi fundi, çdo gjë gati për Botërorin e rekordeve IFAB ka vlerësuar se vendimi për të penalizuar aktrimin e lojtarëve në mënyrë retrospektive gjatë Kupës së Botës është pritur mirë në përgjithësi. Por kjo praktikë nuk mund të përdoret më derisa të përfundojë një shqyrtim i protokollit VAR.
Në Botëror ishte edhe një rast tjetër kur vendimi fillestar u përmbys për “identitet të gabuar”, u anulua kartoni dhe u dha karton për lojtarin kundërshtar për simulim. Por ishte situata e Embolos që kishte ndikim direkt në rrjedhën e lojës.
