Kjo nuk u pa pas meçit me shqiptarin, ja më kë bisedonte Anthony

0%

Para dy ditësh, Anthony Joshua e Kristian Prenga e sfiduan njëri-tjetrin, në meçin e quajtur si “The Comeback”. Ky meç u mbajt në Jeddah Superdome në Xhedah të Arabisë Saudite. Anthony Joshua triumfoi me nokaut ndaj boksierit shqiptar, Kristian Prengës. Joshua e nokautoi Prengën në sekondat e parë të raundit të dytë, edhe pse në raundin e parë dominoi boksieri shqiptar.

Por, më shumë bujë se lufta bënë veprimet e Joshuas pas meçit. Ai u pa duke festuar me flamurin e Shqipërisë, teksa i takoi edhe prindërit e Prengës pas ndeshjes. Joshua shihet me flamurin shqiptar, teksa shihet edhe duke biseduar me prindërit e kundërshtarit të tij.

Në mbishkrimin e videos, ai ka shkruar : “Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë një fitues, por respekti i ndërsjellë mes dy njerëzve që e kanë fituar respektin e njëri-tjetrit. Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit. Deri herën tjetër…”. Shihet edhe Kristian Prenga, i cili po ashtu i dërgoi një mesazh boksierit britanik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai i uroi mirëseardhje në Shqipëri, derisa i përmendi edhe nënën e babain, duke iu uruar shëndet. Nga ky duel, Joshua fitoi mbi katër milionë funte, teksa Prenga arkëtoi pak më shumë se 1 milion funte.

Burimi: Bota Sot