Barcelona interesohet për Eli Junior Kroupin

0%

Shpërndaje në: Barcelona e ka vendosur Julian Alvarezin si objektivin kryesor për përforcimin e sulmit, por Atletico Madridi nuk është i interesuar ta shesë sulmuesin e Argjentinës. Për këtë arsye gjiganti katalunjas po shqyrton edhe alternativa të tjera.

Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës është Eli Junior Kroupi, sulmuesi i ri francez i Bournemouthit, i cili shihet si talent me shumë potencial. Kroupi ka impresionuar me paraqitjet e tij në Premier League me Bournemouthin edicionin e kaluar. Barcelona e vlerëson për shpejtësinë dhe aftësinë për të luajtur si qendërsulmues.

Sipas raportimeve të mediumeve spanjolle, Barça po përgatit ofertë për sulmuesin e lindur në Francë. Edhe Futboll 20 jan 2026 Barça interesohet për yllin e Cityt Eli Junior Kroupi babain e ka me prejardhje nga Bregu i Fildishtë ndërsa nënën e ka me prejardhje portugeze. 20-vjeçari në edicionin e fundit me Bournemouthin në 35 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi 13 gola.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha