Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin sulme të reja ndaj infrastrukturës së vendit nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit kanë qenë “shumë të mira”, por paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje, administrata amerikane do të rikthehet me masa të reja. “Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë unë do të kthehem dhe do ta përfundoj punën”, tha Trump për Fox. “Por atyre do t’u duhet një kohë shumë e gjatë për t’i rindërtuar.
Tashmë do t’u duhen shumë vite për ta rikthyer gjithçka”, shtoi 80-vjeçari. Trump deklaroi se objektiva të mundshme do të ishin ura dhe centrale elektrike në Iran, duke theksuar se pasojat e një veprimi të tillë do të ishin të vështira për Teheranin.
Ai gjithashtu këmbënguli se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, e cila sipas tij është bllokuar kryesisht nga Irani që nga fillimi i luftës. “Vetëm anijet që ne duam të kalojnë, kalojnë”, tha ai.
Përplasja mes SHBA-së dhe Iranit pritet të jetë një nga temat kryesore gjatë takimit që Trump po zhvillon aktualisht në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Trump on Iran’s Pickaxe Mountain: I don’t need Bibi to tell me that. Bibi is telling me that because he wants me to stay involved. With the space force, we have the greatest cameras in the world focused.
We know exactly what’s going on. I heard Bibi announced it. I said, “why… pic.twitter.com/PckJbOqd62 — Clash Report (@clashreport) July 28, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
