Shpërndaje në: Thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka aktualizuar sërish përçarjet brenda subjektit të tretë më të madh parlamentar. Kryetari Lumir Abdixhiku ka njoftuar të hënën se mbledhja e Kuvendit të partisë do të mbahet të enjten (30 korrik).
Kuvendi është ftuar me kërkesë të delegatëve të partisë, që kanë kërkuar largimin e Abdixhikut pas zgjedhjeve të 7 qershorit. E, njoftimi i LDK-së për këtë Kuvend ka kthyer online edhe ndarjet mes kampeve brenda partisë.
Përderisa kritikët e Abdixhikut i kanë cilësuar dështim rezultatet sa herë që ai ka udhëhequr partinë, një pjesë tjetër ka bërë thirrje për “shpëtim të partisë nga satelitët e Partisë Demokratike të Kosovës”. Ish-nënkryetarja e partisë, Hykmete Bajrami, ka shkruar të hënën për rezultatet e partisë nën Abdixhikun kryetar.
“Nga viti 2021, LDK-ja ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje dhe në të tria ka përfunduar si partia e tretë. Nuk kemi shënuar fitore as në nivelin lokal. Këto nuk janë opinione. Nuk janë interpretime. Janë rezultate. Kur rezultatet mungojnë një herë, mund të flitet për rrethana.
Kur mungojnë vazhdimisht, përgjegjësia nuk mund t’u mvishet më rrethanave”, ka shkruar ajo tek ka bërë thirrje për “një mënyrë të re udhëheqjeje”. Ajo ka thënë se duhet që të ketë udhëheqje që bashkon dhe që nuk hakmerret. Bajrami po ashtu ka thënë se LDK-ja nuk duhet të jetë rezervë për askënd e as shtojcë e partive të tjera, por të hyjë në zgjedhje për të fituar.
Edhe Arbëri 31 min. më parë Moti sot Pikërisht mbi këtë çështje, ish-kandidati për deputet, Sokol Havolli, ka thënë se “të enjten është dita ku LDK vendos për LDK, e jo LDK të vendoset nën kontroll të satelitëve të PDK”. Moment për caktimin e drejtimit të LDK-së e ka quajtur këtë Kuvend, deputeti i zgjedhur, Arben Gashi.
Vetë Gashi ka bërë thirrje për largimin e Abdixhikut, e të hënën ai ka thënë se të enjten do të përcaktohet mënyra se si bëhet politika. Këto përçarje e ndasi e kanë përcjellë LDK-në që kur u iniciua mbledhja e nënshkrimeve të delegatëve për të shkarkuar Abdixhikun. Ish-nënkryetarë e figura të larta të LDK-së dolën pro shkarkimit të tij.
E Abdixhiku i cilësoi si një grup që synon bashkim me PDK-në. Të gjitha këto ndodhën pasi LDK-ja më 7 qershor sërish doli e treta. Kjo parti për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit u rrit për tri ulëse në Kuvend. E LDK-ja ka pasur bisedime për formim institucionesh me Lëvizjen Vetëvendosje, si parti e parë. Negociatat e para janë cilësuar optimiste nga vetë Abdixhiku, por edhe nga VV-ja.
KOHA ka kuptuar se në takimin e parë madje ka pasur dakordim në parim për formim të institucioneve. Edhe Arbëri 9 o. më parë Pantina: Osmani duhet të presë në radhë, s’mund të kthehet si kryetare e LDK-së Menjëherë pasi rreth 150 delegatë dorëzuan nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm, Abdixhiku i pezulloi negociatat me VV-në.
Ndërkaq, më 6 gusht do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.
