DJ i dasmës së Brooklyn Beckham reagon për konfliktin familjar

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Fat Tony, DJ i dasmës së Brooklyn Beckham, ka reaguar sërish lidhur me konfliktin mes Brooklyn dhe prindërve të tij, ish-futbollistit të njohur David Beckham dhe disenjatores Victoria Beckham, duke u bërë thirrje njerëzve të mos e gjykojnë familjen.

“Para se të gjykoni, mbani mend se dy prindër kanë humbur djalin e tyre të madh dhe një djalë ka humbur prindërit e tij. Të gjitha familjet kanë drama, por kjo thjesht ndodh të jetë familja Beckham”, ka thënë ai për The Times. Brooklyn, 27 vjeç, ka akuzuar më herët prindërit e tij se ia prishën ditën e dasmës me Nicola Peltz dhe ka deklaruar se nuk ka ndërmend të pajtohet me ta.

Fat Tony ka sqaruar edhe incidentin që u bë shkak i debatit. Sipas tij, gjithçka ndodhi kur këngëtari Marc Anthony e ftoi Brooklyn në skenë dhe, në vend që të thërriste Nicolan për vallëzimin e parë, ftoi Victorian. “Nuk pati asgjë të pahijshme në kërcim. Problemi ishte momenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të gjithë prisnin që Nicola të ngjitej në skenë për vallëzimin e parë me Brooklyn, por Marc Anthony tha: ‘Victoria, eja në skenë’. Brooklyn u trondit, ndërsa Nicola doli nga salla duke qarë”, rrëfeu ai. Sipas Fat Tonyt, Anthony më pas i tha Brooklynit: “Vendosi duart në ijet e nënës sate”, duke e cilësuar situatën si shumë të sikletshme për të gjithë të pranishmit.

Edhe Showbiz 17 pri 2026 Victoria Beckham thotë së ajo dhe David janë përpjekur shumë të jenë prindërit më të mirë Fat Tony ka shtuar se pikërisht ky moment u bë tema kryesore e bisedave mes të ftuarve edhe gjatë drekës së ditës pas dasmës. Ndërkohë, në deklaratën e tij në Instagram, Brooklyn ka shkruar se Victoria ia kishte “rrëmbyer” vallëzimin me bashkëshorten.

“Mamaja ime ma rrëmbeu vallëzimin e parë me bashkëshorten, i cili ishte planifikuar prej javësh. Vallëzoi me mua në një mënyrë që më vuri shumë në siklet para 500 të ftuarve. Nuk jam ndier kurrë më i turpëruar. Për këtë arsye donim të rinovonim betimet tona, për të krijuar kujtime të reja dhe të lumtura nga dita e dasmës”, pati shkruar Brooklyn.

Burimi: Koha