Takimi me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu: Një nga bisedat më

0%

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi takimin e së martës me presidentin amerikan, Donald Trump, si “njëra nga bisedat më të mira” që dy udhëheqësit kanë pasur mes vete, duke i përmendur bashkërendimin e ngushtë në lidhje me Iranin dhe çështjet e tjera të sigurisë.

“Ishte bisedë me plot partneritet, me mbështetje reciproke, me mirëkuptim ndaj qëllimit të përbashkët për t’u siguruar që Irani nuk do të ketë armë bërthamore, e gjithashtu edhe qëllime të tjera” – tha Netanyahu në një video të publikuar nga zyra e tij pas takimit me dyer të mbyllura, raporton televizioni CNN .

Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë të të dyja qeverive, por mbledhja nuk ishte e hapur për reporterë. Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bisedimet i cilësoi “pozitive dhe produktive”. Një zyrtar izraelit tha se udhëheqësit diskutuan edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe “mundësitë e ndryshme në Lindjen e Mesme”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com