Flamurtari “rrëmben” liderin e rivalëve

0%

Rodrigo Migone është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Ashtu siç raportoi “Newsport” pak ditë më parë, mesfushori 30-vjeçar vendosi të largohej nga Besa e Kavajës, për të nisur aventurë të re në Vlorë. Argjentinasi cilësohet si një afrim cilësor, i cili do të jetë “shtyllë” në repartin e mesfushës.

Kështu, Flamurtari dobëson rivalin e Kategorisë së Parë, duke i marrë një nga yjet e ekipit. Kujtojmë se Migone e ka nisur karrierën e tij në Argjentinë me Rosario Central, ndërsa më vonë është aktivizuar me Patronato, Boca Unidos dhe Deportivo Madryn. Ndërkohë që në Shqipëri, Migone ka luajtur edhe me Erzenin si dhe Besën e Kavajës

Burimi: Bota Sot