Sot merret vendimi në rastin “Drenica 1”

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot, nga ora , aktgjykimin në rastin e njohur si “Drenica 1”, ku të akuzuar janë Sami Lushtaku dhe shtatë persona të tjerë. Seanca e fundit u karakterizua me paraqitjen e fjalëve përfundimtare nga mbrojtja, e cila në mënyrë të njëtrajtshme kërkoi që të gjithë të akuzuarit të shpallen të pafajshëm për mungesë provash.

Mbrojtja e Sami Lushtakut kundërshtoi besueshmërinë e deklaratave të disa dëshmitarëve, duke argumentuar se ato përmbajnë kundërthënie, si dhe kërkoi që të mos pranohen prova të siguruara nga autoritetet e Serbisë. Avokati Arianit Koci, që përfaqëson Rrustem Rrukollin, tha se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë asnjë lidhje konkrete të klientit të tij me veprat penale të ngarkuara.

Edhe mbrojtësit e Rexhep Xhotës, Fatmir Mjakut, Ismet Haxhajt, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit vlerësuan se aktakuza nuk është mbështetur me prova të mjaftueshme dhe kërkuan aktgjykim lirues për klientët e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku, Rrustem Rrukolli, Ismet Haxhaj, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani akuzohen për vepra penale që lidhen me ndikimin ndaj dëshmitarëve, pengimin e procedurës penale dhe pjesëmarrjen në grup të organizuar kriminal. Të gjithë të akuzuarit i kanë mohuar akuzat që nga fillimi i procesit gjyqësor.

Burimi: Bota Sot