Të dhënat më të fundit tregojnë një rritje shqetësuese të aksidenteve rrugore në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, nga janari deri në qershor, numri i aksidenteve me pasoja fatale është rritur me 6.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Mesatarisht, çdo ditë rreth gjashtë persona humbin jetën ose mbeten të lënduar si pasojë e aksidenteve në rrugët e vendit. Tirana vijon të jetë qarku me numrin më të madh të ngjarjeve rrugore, si gjatë muajit qershor ashtu edhe në totalin e gjashtëmujorit.
Rritja e aksidenteve ka ndikuar edhe në shtimin e rasteve që trajtohen nga shërbimet e urgjencës, duke reflektuar barrën në rritje për sistemin shëndetësor. Sipas analizës së INSTAT, rreth 94 për qind e aksidenteve kanë ardhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, çka e bën faktorin njerëzor shkakun kryesor të ngjarjeve rrugore.
Statistikat tregojnë gjithashtu se drejtuesit e grupmoshës 35–44 vjeç përfshihen më shpesh në aksidente, duke zënë 28 për qind të rasteve. Ndërkohë, dita e martë rezulton të jetë më problematikja për sigurinë rrugore, me numrin më të lartë të aksidenteve të regjistruara, kryesisht në intervalin orar –. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
