Matoshi titullar, Hoxha zëvendësues! Dinamo bën çmenduri ndaj

0%

Dinamo e Zagrebit kaloi në rrethin e tretë kualifikues të Champions League pas një përmbysjeje të jashtëzakonshme dhe pas vazhdimeve Futbollistët e Dinamos fituan ndaj Thunit me rezultat 3:2 pas kohës shtesë në ndeshjen e kthimit.

Me rezultatin e përgjithshëm 4:3 (ndeshja e parë 1:1), Dinamo siguroi kualifikimin në rrethin e tretë dhe njëkohësisht garantoi të paktën pjesëmarrjen në fazën e Conference League. Thuni e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe krijoi epërsi 0:2 pas vetëm 22 minutash, falë golave të Brighton Labeau dhe Marco Burki. Në atë fazë Dinamo dukej pa ide dhe pa rrezik për portën kundërshtare.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në minutën e 67-të, kur Burki u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Dinamo shfrytëzoi epërsinë numerike dhe barazoi shumë shpejt rezultatin: fillimisht Dion Drena Beljo shënoi në minutën e 74-t, ndërsa Lukas Kaçavenda realizoi për 2:2 në minutën e 78-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku kampioni kroat vulosi fitoren falë një supergoli të Moris Valinçiç në minutën e 112-të, duke përfunduar një përmbysje spektakolare. Valmir Matoshi u paraqit titullar te Thuni, ndërsa Arbën Hoxha hyri në minutën e 58-të.

Burimi: Bota Sot